Tesla do ta prodhojë një veturë prej 25 mijë eurove në fabrikën e saj në Berlin, tha të hënën një burim me njohuri për këtë çështje, raportoi Reuters.
Burimi, i cili nuk pranoi të emërohej, nuk specifikoi se kur do të fillojë prodhimi, ndërsa Tesla nuk pranoi të komentojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi Ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, vizitoi fabrikën në Gruenheide pranë Berlinit të premten, pasi mori pjesë në një samit të inteligjencës artificiale në Angli.
Në të njëjtin takim, ai informoi stafin për planet për ta prodhuar automjetin prej 25,000 eurosh atje.
Musk ka paralajmëruar prej kohësh perspektivën për një veturë elektrike me çmim më të përballueshëm, por vitin e kaluar ai ka thënë se ai nuk e ka zotëruar ende teknologjinë, kështu që e ka lënë anash planin.
Zgjerimi në tregun masiv është thelbësor për përmbushjen e objektivit të Teslas për të rritur dërgesat e automjeteve në 20 milionë deri në vitin 2030.
Por një ekonomi e dobët dhe norma të larta interesi kanë goditur kërkesën për automjete elektrike, duke bërë që Tesla dhe të tjerët të ulin çmimet muajt e fundit në një përpjekje për të rritur shitjet.