Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla ul përgjysmë koston e veturave të reja

Tesla ka thënë se do të ulë përgjysmë koston për gjeneratën e radhës të veturave, duke përdorur teknika inovative të prodhimit dhe fabrika më të vogla.

Ndrysimet mund ta sjellin koston e gjeneratës së re të veturave në rreth 25,000 dollarë. Shumë investitorë kanë kërkuar të shohin pak nga ajo gjeneratë, por Elon Musk ka thënë se nuk do t’u tregohet deri sa të zbulohej një produkt i duhur, raportoi AP.

Musk ka thënë se Tesla planifikon ta hapë një fabrikë të re në Meksiko. Bordi i kompanisë tha se nuk do të merrte produktet nga fabrikat e tjera. Bordi tha se fabrika në Meksikë do të prodhonte gjeneratën e re të veturave.

Ka gjasa që këto vetura të gjeneratës së re të jenë më të vogla se aktualet.