Tesla po punon për një platformë automjetesh krejtësisht të re të gjeneratës së ardhshme, e cila pritet të jetë gati në një të ardhme jo shumë të largët.
Sipas raportit financiar të vitit 2022 të kompanisë, platforma e re është aktualisht në zhvillim dhe më shumë rreth saj do të mund të kuptohet në ngjarjen e ardhshme të Ditës së Investitorëve, më 1 Mars 2023.
"Platforma jonë e gjeneratës së ardhshme të automjeteve është në zhvillim e sipër, me detaje shtesë që do të ndahen në Ditën e Investitorëve”, thuhet në një njoftim.
Nuk dihet shumë për platformën e gjeneratës së ardhshme të Teslas, megjithëse sipas raporteve të mëparshme, ajo është parashikuar për makina elektrike më të vogla në përmasa si Modeli 3 dhe Model Y.
Për më tepër, platforma pritet të sjellë një ndryshim në koston e veturave. Sipas themeluesit të Teslas, Elon Musk, automjetet elektrike të bazuara në platformën e re do të prodhoheshin në një vëllim më të lartë se të gjitha automjetet e tjera të kombinuara.