Shefi i Teslas, Elon Musk, ka thënë se prodhuesi i veturave elektrike mund të vazhdojë të ulë çmimet pasi ekonomia botërore është në “kohë të trazuara”, shkruan BBC.
Komentet e multi-miliarderit erdhën pasi kompania raportoi se marzhet e fitimit të saj ishin ulur pasi u përball me konkurrencë të madhe.
Në muajt e fundit, Tesla ka ulur çmimet disa herë në tregjet kryesore, përfshirë SHBA-në dhe Kinën.
Tesla raportoi se marzhi i fitimit kishte rënë në nivelin më të ulët në katër vjet.
Gjatë një telefonate me analistët e Wall Street, Musk sinjalizoi se ishte i hapur për uljen e mëtejshme të çmimeve nëse ishte e nevojshme.
“Një ditë duket sikur ekonomia botërore po shkatërrohet, ditën tjetër është mirë. Nuk e di se çfarë dreqin po ndodh. Jemi në, do ta quaja, kohë të turbullta”, shtoi Musk.
-
Musku paralajmëron reduktimin e rolit të tij në administratën Trump
-
Musk me thirrje direkte ndaj Trumpit për të hequr tarifat e reja
-
Shitjet e Teslas bien në nivelin më të ulët në tre vjet
-
Deklaratat e Muskut tërbojnë Evropën, shitjet e Teslas katastrofë
-
Rënia e fitimeve, Tesla përgatit lansimin e modeleve më të lira