Edhe pse me 630 kuajfuqi, Mercedes-AMG GT63 S është njëra ndër veturat më të shpejta të kësaj marke, kjo për Brabusin si duket nuk mjafton.
Kompania gjermane e famshme për modifikimin e veturave, Brabus ka modifikuar motorin 4.0 litërsh turbo V8 të kësaj vetura, duke bërë që ai tani të prodhojë 789 kuajfuqi, 159 kuajfuqi më shumë se sa modeli standard i tij, transmeton koha.net.
Si rezultat i kësaj ky AMG sedan, tani mund të arrij shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 315 kilometra në orë.
Ky Mercedes-AMG GT63 S do të prezantohet në panairin e veturave në Monako, i cili fillon nesër, me 30 maj e zgjatë deri me 3 qershor.
{gallery}
-
Brabus prezanton Mercedes-AMG GT63 S të ri me 800 kuajfuqi
-
Si duket Brabusi më i fortë në histori
-
Wheelsandmore përforcon Mercedes-AMG GLE63 S në 920 kuajfuqi
-
Mercedes-AMG A45 S përforcohet në 525 kuajfuqi nga Posaidon
-
Mercedesi zbulon AMG GLE 63 S Coupe për të rivalizuar BMW X6 M-in me 603 kuajfuqi