Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Wheelsandmore, për modelin e fuqishëm të Mercedes-AMG, GLE63 S, ka përgatitur disa paketa për përforcimin e motorit të tij 4.0-litër Twin-Turbo V8.
Paketa më e fuqishme është “Stage 4”, e cila përfshinë pëforcimin e motorit të kësaj “bishe” në 920 kuajfuqi, transmeton KOHA.
Por, Wheelsandmore nuk ka zbuluar detajet e përshpejtimit dhe shpejtësisë maksimale.
Gjithashtu, kjo kompani ofron edhe set të ri të rrotave 24-inçësh nga alumini, gomat “Vredestein” prej 295/30/24 dhe 355/25/24, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar.
Artikuj të ngjashëm
-
G-Power me tri paketa për përforcimin e Mercedes-AMG GT 63 S
-
Mercedes-AMG GLE 63 S dhe GLS 63 debutojnë me nga 602 kuajfuqi
-
Pas AMG E63 S 4Matic, Posaidon përforcon edhe AMG GT R në 880 kuajfuqi
-
Kompania gjermane kthen Mercedes-AMG E63 S 4Matic sportiv në një “bishë” super të fuqishme
-
Posaidon përforcon Mercedes-AMG GT 63 S, tani ka 880 kuajfuqi