Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Si duket Brabusi më i fortë në histori

Modeli Brabus i fundit bazohet në Mercedes-AMG GT 63 SE Performance, modeli më i fuqishëm në gamën e prodhuesit gjerman, shkruan Autoblog.

Në Brabus, modeli merr emërtimin 930, që lë të kuptohet qartë se bëhet fjalë për një veturë hipersportive.

Brabusi standard i këtij modeli ka motor 4.0 V8 me dy turbina të reja, dhe ka shtuar modulin PowerXtra me elektronikë të re kontrolli.

Është rritur fuqia maksimale nga 842 në 930 kuaj/fuqi.

Të dhënat zyrtare thonë se Brabus 930 e arrin 100 km/h për 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 316 km/h.

Blerësi do të marrë gjithashtu pajisje shtesë aerodinamike.

Edhe Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri Auto 1 muaj më parë Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri

Brabusi 930 kushton hiç më pak se 323 mijë euro.

{gallery}