Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fotografohet gjatë testimeve Mercedes-AMG GLC 63 i ri

GLC është modeli më i famshëm i Mercedesit në gjithë botën dhe nuk do të imagjinohej një veturë e re GLC pa versionin AMG për ta bërë edhe më brutale “bishën e re”. Pikërisht ky version, Mercedes-AMG GLC 63 i ri, është kapur nga fotografët gjatë testimeve së fundmi.

Pritet që sikur modeli GLC 63 i rregullt, edhe versioni ‘coupe’ të lansohen në të njëjtën kohë. Dallimi nga gjenerata e shkuar është te fuqia. Përderisa në të kaluarën ishte një motor 4.0-litërsh twin-trubo V8, tani pritet një 2.0-litërsh hibrid. Totali prej 670 kuajfuqish do të vijë në modelin GLC 63. Motori benzinë do të sjellë 469 kuajfuqi, ndërsa bateria do t’ia shtojë edhe 201 të tjera. Nën sistemin që tërheq me katër rrota, GLC 63 i ri do të garojë me BMW X4 M dhe Audi SQ5.

Sa i përket ndryshimeve në dizajn, ato s’mund të vërehen shumë për shkak të kamuflazhit që përdorin kompanitë gjatë testimeve.

“Auto-Express” raporton se një veturë e tillë me gjasë mund të arrijë çmimin prej 100 mijë euro kur të dalë në shitje, që ende s’ka datë.

{gallery}