Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Golf R i ri, dalin fotot e para

Përderisa i afrohemi 50-vjetorit të Volkswagen Golfit, gjiganti gjerman po planifikon ta shpalosë një përditësim të modelit ikonik. Përditësimi përfshin ndryshimet në top-modelin Golf R, që është spiunuar gjatë testimeve të fundit në shtegun e famshëm të Nurburgringut.

Sikurse modelet tjera, Golf R i ri do të ketë drita më të holla e më të mprehta dhe një grilë më të ulët. Në rastin e modelit R, grila do të jetë edhe më e madhe.

Vetura do të ketë rrota me madhësi 19-inç.

Sa i përket ndryshimeve të brendshme, “Auto-Express” shkruan se VW-ja do të vendosë sistemin e njëjtë sikur te Tiguani dhe Passati i ri, me ekranin e përditësuar të sistemit kryesor.

Nuk ka shumë informata të publikuara për fuqinë e veturës. Që nga debutimi i Golf R Mk8 fuqia e tij ka qenë 316 kuajfuqi. Një model special do t’i ketë 325 kuajfuqi – si modeli më i fuqishëm ndonjëherë.

Edhe Golfi “më spektakolar deri më sot” po vjen Auto 2 muaj më parë Golfi “më spektakolar deri më sot” po vjen

Pritet që modeli i ri Golf R të shpaloset muajve të ardhshëm, në krah të modelit standard Golf.

{gallery}