Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni publikon video të Golfit special

Volkswageni ka paralajmëruar qe disa herë versionin e modelit të kufizuar, Golf R 333, që kombinon motorin e ri me 328 kuajfuqi të përshtatur në modelin Golf R “20 Years”, me disa elemente unike.

Së fundmi, kompania ka publikuar një video në të cilën jep pak detaje të modelit që do të lansohet më 31 maj.

Ngjyra e verdhë speciale vjen sikur te modelet e GTI-së. “R 333” do të ketë rrota speciale e frerë të zakonshëm. Si zakonisht, vetura do ta ketë motorin 2.0-litërsh me katër cilindra.

Motori me rreth 330 kuajfuqi paraqet Golfin më të fuqishëm ndonjëherë.

Vetura do ta ketë marshin DSG si dhe do të funksionojë me sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat.