Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet versioni special i Golf R

Volkswageni ka prezantuar një version special të Golf R me rastin e ditëlindjes së 20-të të këtij modeli sportiv, shkruan Autocar.

Golf R u prezantua 20 vjet më parë, dhe tani një model i veçantë po vjen nga Volkswagen. Golf R i ri ruan të njëjtin motor turbo-benzine 2.0, i cili tani është rritur me 13 kuajfuqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Versioni jubilar i Golf R vjen i kombinuar me një transmetim të përmirësuar DSG me 7 shpejtësi që transmeton fuqinë në të katër rrotat.

Modifikime janë bërë edhe në turbinë, kështu që rezultati përfundimtar vërehet gjatë vozitjes.

Çmimi nuk është bërë i ditur, por pritet që versioni special i Golf R të jetë rreth 10 mijë euro më e shtrenjtë se e zakonshme.