Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Spiunohet gjatë testimeve Volkswagen Golf GTI i ri

Është fotografuar gjatë testimeve finale, pa kamuflazh fare, modeli më i ri i versionit GTI të Volkswagen Golfit.

Është hera e parë që Golf GTI i ri fotografohet nga kaq afër, ka shkruar “Motor 1”.

GTI i ri duket më agresiv në dizajn dhe ka ndryshime edhe në pjesët anësore.

Modeli i ri duket sikur të jetë më i vogël në krahasim me modelin aktual.

Ende pamja e plotë e tij nuk është bërë e ditur dhe e qartë. S’dihen as detajet e interierit.

Vetura e re nuk është e përfshirë në listën e modeleve që do të lansohen vitin e ardhshëm, por Volkswageni di të zë në befasi adhuruesit.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm