Gjenerata e tetë e Volksagen Golfit është lansuar më 2019. Një version i përditësuar i Golfit aktual pritet të vijë vitin e ardhshëm dhe pritet që Volkswageni t’i kthehet formave më tradicionale.
Kompania ka publikuar së fundmi një fotografi, e cila konfirmon dizajnin që është parë gjatë testimeve. Modeli në foto duket të jetë në versionin Estate, duke u bazuar në kulmin e tij.
Fotografitë e mëhershme kanë treguar dizajnin më të plotë të Golfit të ri. Ai pritet të jetë pak më i ngushtë, e me pamje më të egër.
Në përgjithësi, nuk priten ndryshime të mëdha.
Pritet të vijnë disa ngjyra të reja, e fuqia e tij ende s’është bërë e ditur.
Vetura e re do të dalë në shitje në fillim të 2024-s, kur kompania shënon 50-vjetorin e modelit ikonik.