Auto

Aston Martin lanson superveturën, arrin shpejtësi deri 345 km/h

Vanquish - Aston Martin

Aston Martin - Vanquish

Prodhuesi britanik i makinave luksoze, Aston Martin ka shfaqur veturën më të shpejtë që ka prodhuar ndonjëherë, në një ngjarje në Venecia të Italisë. “Vanquishi” i ri arrin shpejtësi maksimale prej 345 kilometra në orë dhe si bonus për adhuruesit e benzinës, nuk ka versione elektrike ose hibride. Vetura “Vanquish” e Aston Martinit, është më e shpejta e prodhuar nga firma britanike e veturave luksoze dhe është modeli i ri kryesor i firmës.

Mediat globale e kanë parë zbulimin e “Vanquishit” të ri në qytetin italian Venecie. Vetura arrin shpejtësi deri 345 kilomtera në orë, shkruan agjencia “AP”.

Vetura ka një motor krejtësisht të ri 5.2 litra me 12 cilindra dhe me shifra mbresëlënëse të performancës.

Vanquish - Aston Villa

“Pra, kjo është makina më ikonike për linjën tonë të produkteve. Me motor prej 12 cilindrave, 830 kuaj fuqi,  dizajn fantastik, e volum të ulët. Pra, ne do të prodhojmë më pak se 1000 njësi në vit. Dhe plus në bashkëpunim të fortë me ekipin tonë të Formula 1, duke ofruar një dinamikë mbresëlënëse vozitjeje dhe adrenalinë gjatë drejtimit të makinës”, tha Marco Mattiacci, shefi global i markës.

Në zyrat e revistës “Car” në Mbretërinë e Bashkuar po bëhet mjaft zhurmë për veturën e re. Lajmi është në krye të faqes së parë në internet dhe lajmet nga prodhuesi ikonik britanik i makinave ngjallin gjithmonë interes për lexuesit.

Ndoshta një nga gjërat më befasuese të “Vanquish” është mungesa e një opsioni elektrik ose hibrid.
Por Aston Martin përdor akoma fuqinë e benzinës tradicionale dhe motorin e madh V12.

Sipas Tim Pollard, drejtor redaktues te revista “Car”, ka shumë pak makina që lansohen në ditët e sotme pa asnjë elektrifikim dhe hibridizim. Pra është tamam veturë tradicionale nga Aston Martin.

Aston Martin po bashkëpunon me Lucid Motors, kompani nga Kalifornia, për të krijuar një gamë të veturave elektrike gjatë viteve të ardhshme.

VIDEO:

Popullariteti i SUV-ve këto ditë do të thotë se vetura më e shitur e firmës është DBX-i.

Por “Vanquish” nuk ishte kurrë për vëllim të lartë. Përkundrazi, rrallësia e saj do t’i rrisë interesat te pronarët që kërkojnë diçka unike dhe të pazakontë.

“Vanquishi” i ri do të mbetet mjaft i rrallë nëpër rrugë. Kjo ndoshta sepse do të kushtojë deri në 350 mijë funte. 

Një person që di shumë për vozitjen e veturave të shpejta është ish-kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, që në fakt, “Vanquishi” mund të duket paksa i thjeshtë në krahasim me veturën e Formula 1 të Aston Martint që ai drejton.

Ai mori pjesë në lansimin, sepse ka pasur bashkëpunim mes teknologjisë së Formula 1 dhe ekipit që po prodhon veturat në një fabrikë në Warwickshire, Angli.

“Çfarë kemi tani, mendoj, është vazhdimi i punës që të zhvillohen veturat e Formula 1, nga ekipi i Aston Martin. Vazhdim i të gjithë teknologjisë, të gjithë eksperimenteve. Dhe e përdorim këtë teknologji në veturën rrugore. Ndonjëherë është për siguri, ndonjëherë për performancë. Dhe, shumicën e kohës është për efikasitetin e benzinës dhe besueshmërinë”, tha Alonso.

Vetura e re e Aston Martin “Vanquish”, i bashkohet veturave DB12 dhe Vantage në linjën e veturave sportive.