Porsche Taycan Turbo GT është vetura më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë nga Porsche. Vetura është një prej më të shpejtave. Supermodeli elektrik arrin përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 2.2 sekonda.
Vetura e vitit 2025, Turbo GT ka dy motorë elektrikë që prodhojnë 778 kuajfuqi, ndërsa kur aktivizohet “kontrolli i lansimit” (veçori që është në dispozicion në fillim të garave te veturat sportive) kulmi i fuqisë prek 1093 kuajfuqi.
Turbo GT ka edhe një veçori të “sulmit” që i mundëson veturës më shumë fuqi për 10 sekonda. Kjo veturë përfiton nga motori në rrotat e pasme.
GT-ja është për 75 kilogramë më i lehtë se modeli paraprak Turbo S.
Në dispozicion nga tash për porosi, Porsche Taycan Turbo GT, kushton 231 mijë dollarë.
{gallery}