Porsche ka nisur zyrtarisht numërimin së prapthi për modelin më të fuqishëm ndonjëherë. Premiera botërore e Taycanit të ri do të jetë më 11 mars. “Do ta zbulojmë Taycanin më dinamik të të gjitha kohërave”, kanë paralajmëruar nga kompania.
Vetura elektrike ishte për 26 sekonda më e shpejtë se modeli i fundit, në shtegun “Nordschleife”, duke e kaluar për 7 minuta e 7 sekonda.
Vetura pritet të vijë me më shumë se 1000 kuajfuqi. Kjo “bishë” pritet që përshpejtimin nga zero në 100 kilometra për orë të arrijë për pak mbi 2 sekonda.
Emri i modelit të ri mbetet mister, por pritet të vijë si Taycan Turbo GT.
Vetura e re mund të kushtojë rreth 200 mijë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lansohet një prej veturave më të shpejta
-
Më në fund vjen Porsche 911 hibrid
-
Gjenerata e re e Porsche Cayennet shihet për herë të parë gjatë testimeve
-
Surprizë për 75-vjetorin: Porsche prezanton një veturë elektrike super sportive
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro