Porsche vendosi të festojë ditëlindjen me një surprizë të veçantë për klientët e vet.
Kanë kaluar 75 vjet që nga modeli i parë i kompanisë, Porsche 356 nr. 1.
Modelet 918 dhe Carrera GT ishin vetura super sportive që prodhuesi gjerman dikur tregoi se mund dhe di të bëjë atë që dëshiron, dhe tani është koha për një gjeneratë të re.
Mission X është një koncept i ri, i cili do të hyjë në prodhim serial shumë shpejt, shkruan Autoblog.
Plani është që të ndërtohet vetura më e shpejtë që të arrijë ta kryejë pistën e Nuerburgringut brenda një kohe rekord. Pra, të mposhtet rekordi 6:35.183 i vendosur nga Mercedes-AMG One vitin e kaluar.
Edhe
Më në fund vjen Porsche 911 hibrid
Synimi ishte që kjo veturë elektrike hipersport të kishte një raport fuqie ndaj masës 1:1, për një kuaj fuqi - një kg.
Kjo do të jetë një sfidë veçanërisht e madhe për një veturë elektrike për shkak, natyrisht, të baterisë dhe masës së madhe.
Pra, Mission X mund të jetë më i dobët se Rimac Nevera, por edhe shumë më i lehtë.
Brendësia është, siç pritej, një shembull i minimalizmit sportiv në të cilin ka vend edhe për një kronometër analog.
Edhe
Lansohet një prej veturave më të shpejta
Pothuajse asgjë nuk dihet për specifikat e kësaj Porsche. Janë zbuluar vetëm disa detaje, siç është fakti që bateria ndodhet prapa drejtuesit dhe përdor teknologjinë 900 volt, e cila garanton karikim shumë të shpejtë.
{gallery}