Secila veturë që prodhohet sot, mund ta tejkalojë shpejtësinë prej 100 kilometrash për orë. Mesatarisht, veturat maksimumin e kanë nga 140 deri 170 kilometra për orë, por adhuruesit e shpejtësisë gjithmonë shkojnë përtej saj. Në një listë të përpiluar nga “Motor 1”, janë renditur veturat më të shpejta në botë, që nga ato që tashmë janë nëpër rrugë e deri tek ato të prodhuara apo që vetëm janë prezantuar, e ende s’kanë dalë në rrugë. Bota është mbushur me hipervetura që tashmë prekin edhe mbi 500 kilometra për orë, sado që nuk ka rrugë në dispozicion për këso shpejtësie. egjithatë, shtigjet e garave lejojnë diçka të tillë.
10 veturat më të shpejta në botë:
10. Koenigsegg Agera RS: 447 km/orë
9. Czinger 21C: 452 km/orë
8. SSC Tuatara: 454 km/orë
7. Koenigsegg CC850: 482 km/orë
6. Hennessey Venom F5 Roadster: 482 km/orë
5. Bugatti Chiron Super Sport 300+: 490 km/orë

Kjo veturë është teknikisht më e shpejtë në botë, me top-shpejtësinë 490 kilometra për orë, falë motorit 8.0-litërsh W16. Vetura ka 1600 kuajfuqi dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra e arrin për vetëm 2.3 sekonda. Në testimet zyrtare vetura ka arritur shpejtësinë prej 490 kilometrash për orë (304 milje për orë). Numri 300 në emrin e veturës është pikërisht për shpejtësinë prej mbi 300 miljesh për orë.
4. SP Automotive Chaos: 498 km/orë

Vetura ka dalë në skenë vitin e shkuar me rreth 3000 kuajfuqi, motor 4.0-litërsh e asistencë hibride. Por ende nuk është parë në rrugë. Megjithatë, kompania ka premtuar se mund të “fluturojë” mbi 498 kilometrash për orë. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë “bisha” e arrin për vetëm 1.8 sekonda. Ajo kushton mbi 14 milionë dollarë.
3. Hennessey Venom F5: 500 km/orë

Hennessey ka thënë se modeli Venom F5 mund të arrijë shpejtësinë deri 499 kilometra për orë, falë motorit 6.6-litërsh V8 që prodhon 1817 kuajfuqi. Vetura e tillë do të kushtojë rreth 1.8 milionë dollarë. Hennessey planifikon t’i prodhojë vetëm 24 ekzemplarë.
2. Bugatti Bolide: 500 km/orë

Bugatti Bolide, në dispozicion vetëm për gara, ka motor 8.0-litërsh dhe rreth 2000 kuajfuqi, e që arrin shpejtësinë deri 500 kilometra për orë. Vetura tejkalon edhe çmimet e modeleve të tjera të Bugattit. Ajo kushton 4.7 milionë dollarë. Linja u shit me të dalë më 2022.
1. Koenigsegg Jesko Absolut: 531 km/orë

Edhe pse Chiron Supper Sport 300+ është teknikisht vetura më e shpejtë në botë, Koenigsegg ka thënë se Jesco Absolut është edhe më e shpejtë. Me 1600 kuajfuqi e motor 5.0-litërsh, vetura ka çmim 2.8 milionë dollarësh. I vetmi vend ku kjo veturë mund ta arrijë potencialin e vet është Gjermania në shtegun e famshëm të testimeve Ehra-Lessien. Ajo mund të arrijë shpejtësinë deri 531 kilometra për orë.