Kompania Koenigsegg është gati të shënojë rekord botëror sa i përket shpejtësisë më të madhe të veturave.
Vetura Jesko Absolut e inxhinierit suedez, Christian von Koenigsegg, është punuar në atë formë sa të tejkalojë çdo kufi të mundshëm të shpejtësisë, shkruan Mirror, duke u theksuar se ajo mund të shkojë deri në afro 500 kilometra në orë.

Vetura është krijuar me simulime kompjuterike, me qëllim që të tejkalohet çdo rekord i veturave paraprake.
Koenigsegg ka deklaruar se ka përdorur çdo intervenim të mundshëm në mënyrë që veturës t’i rritet fortësia dhe shpejtësia “artificiale”.
Artikuj të ngjashëm
-
Skoda elektrike vendos rekord, harxhon sa një diesel super-ekonomik
-
Roboti kinez thyen rekordin e Usain Boltit
-
Piloti britanik thyen rekord për ngasjen më të shpejtë me një veturë me hidrogjen
-
Teknologjia e Teslas përballet me pengesa në Evropë, Suedia ngre shqetësime për sigurinë rrugore
-
248 kilometra në orë, rekord i ri te skitaret