Skitarja italiane, Valentina Greggio, është lëshuar në shteg me shpejtësi maksimale prej 248.27 kilometra në orë dhe ka thyer rekordin e botës për shpejtësi që e mbante po ajo.
Kjo është shpejtësi dyfish më e madhe se që lejohet për shembull në shtigjet në Zvicër.
Greggio e arriti rekordin në Vars të Francës, në një shteg prej mbi një kilometër dhe me pjerrtësi deri në 98 për qind. Rekordin e kaluar e kishte 247.083 kilometra në orë, në atë që është ndoshta pista më e mirë e skive për shpejtësi në botë.
Francezi Simon Billy e mban rekordin botëror te skitarët. Në vitin 2023 ai arriti shpejtësi maksimale prej 255.5 kilometra në orë.
VIDEO:
Artikuj të ngjashëm
-
Roboti kinez thyen rekordin e Usain Boltit
-
Piloti britanik thyen rekord për ngasjen më të shpejtë me një veturë me hidrogjen
-
Pse rekordi në 800 metra vrapim për atlete mbetet i paarritshëm?
-
Pse ka pak rekorde botërore në Lojërat Olimpike Dimërore?
-
Vonn rrëzohet, ndërsa Johnsoni fiton të artën në lëshim