Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rekord i ri botëror: Vetura e studentëve arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.461 sekonda

Rimac Nevera dhe Tesla Model S Plaid mund t’u vijnë në mendje njerëzve kur flasin për makinat elektrike më të shpejta, sidomos kur bëhet fjalë për sprintin deri në 100 km/h, e të cilën shpejtësi e arrijnë për më pak se dy sekonda.

Megjithatë, kur flitet për makina të destinuara për pistën e garave, gjërat bëhen edhe më ekstreme. Për shembull, ekziston një makinë elektrike që peshon vetëm 173 kilogramë. Pesha jashtëzakonisht e ulët mund t'u atribuohet përmasave të vogla dhe ndërtimit prej fibrave të karbonit.

Vetura u zhvillua nga një ekip prej njëzet studentësh të quajtur Ekipi i Gjelbër nga Stuttgarti.

Kjo “raketë” mban emër jo edhe aq frymëzues - E0711-11EVO, që duket më shumë si një komponent kompjuteri sesa si një makinë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme janë specifikimet teknike të saj. Ka një motor elektrik në secilën rrotë, që jep 180 kW (245 hp). Energjia sigurohet nga një paketë baterish me ftohje me ajër me kapacitet 7,67 kWh.

"Misioni i rekordeve botërore" i Ekipit të Gjelbër Förderverein Uni Stuttgart e.V. u përfundua me sukses, pasi automjeti vendosi rekord si makina që arriti më së shpejti shpejtësinë 100 km në orë, duke u nisur nga zeroja.

Edhe Vetura suedeze gati të shënojë rekord botëror për shpejtësi Auto Vetura suedeze gati të shënojë rekord botëror për shpejtësi

Më 6 tetor, përfaqësuesit e Librit të Rekordeve Guinness ishin në terren në Baden-Württemberg për të konfirmuar këtë përshpejtim "të çmendur", i cili zyrtarisht u arrit për 1.461 sekonda.

Videoja nuk mund të quhet veçanërisht emocionuese, sepse gjithçka zgjat shumë pak për syrin. Për të bërë një krahasim, duhet të thuhet se E0711-11 Evo është dukshëm më i shpejtë se vetura e Formula E, që arrin shpejtësinë 100 km/h pushimi për rreth 2.8 sekonda. /autoblog