Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dalje rekord në Serbi, 60% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet ne Serbi

Foto: Associated Press

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka arritur në 60.9% deri në orën 17:00, sipas vlerësimeve të CeSID dhe Ipsos, dy organizata joqeveritare që merren me hulumtime dhe të dhëna zgjedhore në Serbi, e të publikuara nga platforma evropiane Europe Elects.

Krahasimi me zgjedhjet e mëparshme parlamentare, në të njëjtën orë, tregon se pjesëmarrja ishte 41.10% në vitin 2014, 43.50% në vitin 2016, 37.20% në vitin 2020, 45.10% në vitin 2022 dhe 47.20% në vitin 2023.

Me 60.90%, pjesëmarrja e raportuar për vitin 2026 është 13.7 pikë përqindjeje më e lartë se ajo e zgjedhjeve të vitit 2023, duke shënuar nivelin më të lartë ndër zgjedhjet e krahasuara.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, sipas CeSID janë regjistruar 260 raporte për parregullsi të mundshme zgjedhore.

Raportet kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të procesit të votimit, përfshirë fotografimin e fletëvotimeve, votimin në grup ose familjar, vështirësi në identifikimin e votuesve, mosfunksionimin e llambave ultraviolet, si dhe probleme lidhur me organizimin e këshillave zgjedhorë dhe zhvillimin e votimit jashtë vendvotimeve.

Gjithashtu, janë raportuar raste kur është kufizuar mundësia e votuesve për të votuar në mënyrë të pavarur – pa ndikimin e të tjerëve. Në Zemun është raportuar për votim në grup, ndërsa në Novi Pazar janë vërejtur raste të përsëritura ku njerëzit kanë votuar së bashku dhe u është treguar se për kë duhet të votojnë.

Në Plandishte është raportuar se një bashkëshort i ka sugjeruar bashkëshortes së tij se për kë të votojë, ndërkaq në Çaçak, një nënë ka hyrë në dhomëzën e votimit me vajzën e saj dhe e ka nxitur atë të ndryshojë votën.

Edhe Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 16:00 është 56,38% Arbëri Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 16:00 është 56,38%

Në Nish është raportuar një rast ku njëri bashkëshort ka ushtruar presion ndaj tjetrit lidhur me mënyrën se si duhet të votojë. Në Çaçak është raportuar se 36 persona kanë votuar pa letërnjoftim, pasi anëtarët e këshillit zgjedhor kanë pretenduar se i njihnin personalisht votuesit.

Në Titel ndodhi një incident ku një votues përdori një letërnjoftim të dëmtuar, gjë që çoi në një konflikt mes anëtarëve të komisionit zgjedhor.

Ndër raportimet e regjistruara deri më tani nga CeSID, bien në sy problemet lidhur me organizimin e votimit jashtë qendrës së votimit, si dhe pretendimet se identiteti i votuesve nuk verifikohet në mënyrë të qëndrueshme.

Lexo përditësimet tjera
koalicioni shqiptar

Sot zgjedhjet në Serbi, shqiptarët garojnë të bashkuar në listën “Koalicioni Shqiptar”

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin prej 250 ulësesh, në të cilat Koalicioni...