Drenica i ka ndarë rrugët me trajnerin Jeton Mehmeti.
Sipas njoftimit të Drenicës, bashkëpunimi është mbyllur me marrëveshje të dyanshme.
Drenica gjithashtu e ka falënderuar Mehmetin për punën e bërë. Mehmeti u emërua trajner i Drenicës më 15 korrik.
Drenica është pa fitore në katër ndeshjet e fundit. Ka dy humbje dhe dy barazime.
Ndërsa në total këtë edicion, Drenica numëron dy fitore, pesë barazime dhe katër humbje. Renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë.