Trajneri Bylbyl Sokoli është larguar sërish nga klubi i Drenicës.
Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se ndërprerja e kontratës është bërë me mirëkuptim të dyanshëm.
“Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës. Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën. Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti. FC Drenica vazhdon përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha. Klubi ynë është i përkushtuar të ndërtojë një projekt serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për të çuar Drenicën në arenën evropiane”, shkruan në njoftimin e Drenicës.
Sokoli edhe më herët ishte larguar nga Drenica, por ishte rikthyer sërish.
Drenica të mërkurën fitoi për Kupë të Kosovës. Drenica zë vendin e tetë me 17 pikë.