Peja është ndarë edhe me një trajner tjetër.
Klubi pejan i basketbollit njoftoi të hënën se me marrëveshje të dyanshme i ka dhënë fund bashkëpunimit me kroatin Damir Milaçiq.
Peja po përballet me formë jostabile, kurse të dielën pësoi humbje të rëndë nga Prishtina.
Klubi pejan ka njoftuar se do të emërojë trajner të ri për pjesën e mbetur të edicionit.