Një veturë super sportive e pajisur me teknologji të avancuara u prezantua në Kinë këtë javë, që ka një çmim tejet të lartë, shkruan AutoCar.
Edhe pse ka 1100 kuaj fuqi dhe performancë të lartë, ajo që shumë njerëzve u duket më interesante për këtë veturë është sasia dhe sistemi i gjurmimit. Vetura është prodhuar nga BID e Kinës, një nga rivalët më të mëdhenj të Teslës, dhe vetura quhet “Yangwang U9”. Ajo për të cilën të gjithë po flasin është sistemi DiSus, të cilin BID do ta instalojë në variante të ndryshme në modelet e reja elektrike.
E pajisur me cilësime të avancuara teknologjike, vetura është tejet luks për ata që duan ta kenë.
Është sistemi i parë i zhvilluar nga e para nga një prodhues kinez i veturave. Falë sistemit teknologjik, vetura mund të ecë edhe me tre rrota.
“Yangwang U9” arrin shpejtësinë 100 km/h për vetëm dy sekonda, ndërsa ka rreze veprimi deri në 700 km.
Çmimi fillestar raportohet të jetë rreth 150 mijë euro.
Edhe
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
Është më i shpejtë se Veneo, që është një nga modelet më të forta të prodhuar nga Lamborghini. Arrin shpejtësinë 100 km/h për 2.8 sekonda.