Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Xiaomi nis shitjen e veturave elektrike

Gjiganti teknologjik në Kinë, Xiaomi, ka njoftuar se do ta nisë shitjen e veturës së parë elektrike këtë muaj. Çmimi i veturës do të bëhet publik më 28 mars.

Kompania ka thënë se i ka 59 dyqane në 29 qytete ku do t’i pranojë porositë.

Lansimi i veturës elektrike intensifikon luftën me kompanitë tjera në Kinë, BYD dhe Teslan.

Në lansimin e modelit “Speed Ultra (SU7)” vitin e shkuar, shefi ekzekutiv i kompanisë, Lei Jun, pati thënë se Xiaomi synon të bëhet ndër top pesë prodhuesit e veturave në botë.

Kompania e njohur e telefonave ka thënë se do t’i investojë 10 miliardë dollarë në 10 vjet në tregun e veturave.

Lei pati thënë se SU7 ka “supermotor elektrik” që është në gjendje të tejkalojë me shpejtësi Teslan dhe Porschen.

Edhe Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi Auto 5 muaj më parë Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi

Xiaomi synon ta përdorë në vetura edhe sistemin operativ të vetin, sikur në telefona dhe pajisje të tjera.

Lansimi i Xiaomi Automobiles vjen në kohën kur tregu elektrik në Kinë po përballet me luftë çmimesh. Tesla e Elon Muskut ka ulur çmimet pak muaj pasi rivali BYD veproi njëjtë.

Aksionet e Xiaomit të martën u ngritën për 10 për qind në Hong Kong pas njoftimit për veturën.