Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Udhëheqësja e opozitës, Maria Corina Machado, kthehet në Venezuelë pas muajsh mërgimi

María Corina Machado

Foto: Associated Press

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, është kthyer në atdhe, pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, në një situatë të tensionuar politike.

“Jam këtu. Me ju”, ka shkruar Machado të dielën në rrjetin social X.

Aleati i saj, ish-kandidati presidencial, Edmundo Gonzalez Urrutia, e ka konfirmuar lajmin disa minuta më vonë, duke shkruar: “Jam i emocionuar t’ju njoftoj se udhëheqësja jonë, e dashura ime Maria Corina, ndodhet në tokën venezueliane”.

Në janar, një muaj pasi Machado u largua nga Venezuela për të marrë Çmimin Nobel për Paqen në Norvegji, Shtetet e Bashkuara kapën presidentin Nicolas Maduro, rivalin e saj politik.

Administrata Trump më pas mbështeti zëvendësen e Maduros, Delcy Rodriguez, si udhëheqëse të vendit.

Ajo u betua si presidente e përkohshme dhe më vonë nënshkroi një marrëveshje për naftën me SHBA-në.