Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe administratën e tij për “vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë në zbatimin e ligjit”.
Machado, e cila muajin e kaluar pranoi Çmimin Nobel për Paqe në Norvegji, ka shkruar në platformën X se Venezuela do të jetë “aleati kryesor” i SHBA-së në çështjet e sigurisë, energjisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Liria e Venezuelës është afër dhe së shpejti do të festojmë në tokën tonë. Do të thërrasim, do të lutemi dhe do të përqafohemi si familje, sepse fëmijët tanë do të kthehen në shtëpi,” ka shkruar ajo.
Këto deklarata vijnë pasi Machado kishte përshëndetur edhe lajmet fillestare për ndërhyrjen amerikane më 3 janar, duke deklaruar se “ora e lirisë kishte ardhur”.
Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ishte shprehur më herët skeptik për mundësinë që Machado të udhëheqë Venezuelën, duke thënë: “Mendoj se do ta kishte shumë të vështirë të ishte lidere, ajo nuk e ka mbështetjen… nuk e ka respektin.”