Vetura që po shihni në foto ka motor 47-litërsh të një aeroplani. Kjo veturë duket sikur është “e nevrikosur” por më çmenduri është zhurma që po bën, tingëllon si katër kalorësit e apokalipsit duke zbritur në Tokë gjatë një stuhie.
E njohur si Brutus dhe e krijuar nga karroceria e një veture nga vitet 1900-a, ka motor V12 të BMW-së i dizajnuar enkas për një aeroplan, shkruan “SupercarBlondie”. Pavarësisht madhësisë së motorit, për të qenë më të saktë 46.9-litër, prodhon vetëm 500 kuajfuqi ndërsa shpejtësinë më të madhe e arrin deri në 200 kilometra në orë.
{gallery}
Praktikisht, Brutus është aq e frikshme dhe e rrezikshme sa që vetëm një person ka tentuar ta provojë.
Brutus është një eksperiment inxhinierie dhe pjesë muzeu. Në fakt, është krijuar nga punëtoria “Auto & Technik Museum” në Sinsheim, Gjermani, ku gjendet edhe sot. Gjithashtu, peshon shumë, rreth 3000 kilogramë. Edhe pse punon, është një makth për ta vozitur.
Në fakt, Brutus ka motorin e ashtuquajtur “motor-zjarr” i cili “pështyn” zjarr dhe lëshon shumë nxehtësi. Ulësja e shoferit është e pozicionuar vetëm disa centimetra larg motorit monstruoz, gjë që e bënë të parehatshme dhe të rrezikshme vozitjen e Brutusit, bishës 110-vjeçare.
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit