Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Brabus, së fundmi është marrë edhe me modifikimin e modelit GT63 S të Mercedes-AMG, duke përfshirë edhe përforcimin e motorit të tij.
Tani, motori i këtij Mercedes-AMG GT63 S, 4.0-litër Twin-Turbo, është me kapacitet prej 800 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 315 km/h.
{gallery}
Brabusi, po ashtu, për këtë GT63 S ka zgjedhur edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit, duke përfshirë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), vrima për ajër, pragjet, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), etj., transmeton Koha.net.
Ky Mercedes-AMG GT63 S, tani vjen edhe me maskën e re me logon “Brabus”, rrotat “Brabus Monoblock Z Platinum Edition” prej 21 dhe 22-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga titani, amortizatorët më të ulët për 25 mm, si dhe me interier të modifikuar duke përfshirë lëkurë Alcantara, detaje nga druri dhe fibra të karbonit, si dhe pragjet me ndriçim.
Gjithashtu, Brabusi këtë GT63 S e ka prezantuar në ngjarjen “Top Marques Monaco”.