Mercedes-AMG A45 është një veturë mjaftë e fuqishme, e cila ka motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra e 285 kW/387 kuajfuqi ndërsa versioni S i saj ka 310 kW/421 kuajfuqi.
Megjithatë, për dikë kjo nuk mjafton. Kështu që, kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Posaidon, ka përgatitur paketën e re “RS 525”, transmeton Koha.net. Kjo paketën përfshinë përforcimin e motorit të këtij modeli në plot 386 kW/525 kuajfuqi.
{gallery}
Tani, ky AMG A45 RS 525 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,4 sekonda dhe atë maksimale deri në 324 km/h.
Përveç kësaj, Posaidon ofron edhe paketën më të dobët me të cilën ky AMG A45 përforcohet në 342 kW/465 kuajfuqi. Me këtë paketë, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3,6 sekonda ndërsa atë maksimale në 318 km/h.
Gjithashtu, Posaidon ka përgatitur edhe disa pjesë të reja për këtë A45, nga seti i ri i rrotave, frenat më të forta, amortizatorët e modifikuar, etj.
-
Pas AMG E63 S 4Matic, Posaidon përforcon edhe AMG GT R në 880 kuajfuqi
-
Kompania gjermane kthen Mercedes-AMG E63 S 4Matic sportiv në një “bishë” super të fuqishme
-
Posaidon përforcon Mercedes-AMG GT 63 S, tani ka 880 kuajfuqi
-
Posaidon kthen Mercedes AMG GT 63 S nga një veturë sportive në një “bishë agresive”
-
Mercedes-AMG A35 përforcohet në 341 kuajfuqi