Rezultatet e një ankete serioze tregojnë se një numër i madh i klientëve preferojnë të blejnë një veturë elektrike në të ardhmen.
Sipas “Carscoops”, në anketën me 9.000 njerëz nga 13 vende, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Kinën, Gjermaninë, Australinë, Singaporin dhe Zelandën e Re, 41 për qind e tyre thanë se veturë të ardhshme duan ta kenë një të elektrizuar (EV, hibrid ose hibrid plug-in). Gjithsesi dëshirat ndryshojnë nga vendi në vend.
Në SHBA nuk i kanë ende në qejf veturat elektrike. 66 për qind e të anketuarve thanë se veturat e tyre të ardhshme do të kenë motor me djegie të brendshme.
Në Australi edhe më pak i duan veturat elektrike. 75 për qind thanë që vetura i tyre e ardhshme do të jetë me benzinë ose naftë, ndërsa vetëm 17 për qind “votuan” për një të elektrizuar.
Në Korenë e Jugut, vend i njohur për zhvillimin e teknologjisë, 51 për qind e të anketuarve thanë se veturën e ardhshme do ta blejnë elektrike, e në Singapor kjo përqindje ishte edhe më e madhe – 53. \ autoblog
-
Më shumë se gjysma e shoferëve duan vetura elektrike
-
Shoferët në Gjermani duan vetura me benzinë
-
Gjermanët thonë se do të dominojnë veturat elektrike, por jo nga dëshira
-
Australianët dhe kanadezët preferojnë automjetet elektrike, në SHBA ende ato tradicionale
-
Cilat vende evropiane do të kenë më shumë vetura elektrike në vitin 2035