Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Më shumë se gjysma e shoferëve duan vetura elektrike

Një studim i madh nga “EY Mobility”, i kryer me mbi 13 mijë shoferë në 18 vende të botës, zbuloi një prirje të re. Për herë të parë, më shumë se gjysma e të anketuarve (52 për qind) që synojnë të blejnë një veturë thanë se preferojnë të marrin një automjet plotësisht elektrik, hibrid plug-in ose hibrid, shkruan Autoblog.

Në krye të listës janë italianët, prej të cilëve rreth 73 për qind janë gati të kalojnë në vetura me rrymë, të ndjekur nga kinezët (69 për qind) dhe shoferët në Korenë e Jugut (63 për qind).

Vetëm 38 për qind e australianëve dhe 29 për qind e shoferëve amerikanë duan një veturë elektrike.

Rreth 88 për qind e të anketuarve janë të gatshëm të paguajnë më shumë për një automjet të elektrizuar.

Nuk ka dyshim se rritja globale e çmimeve të karburanteve ka luajtur rol të rëndësishëm në trendin e ri, por edhe kujdesi për mjedisin është në krye të listës mes blerësve.

Tani i takon industrisë së automobilave të përmbushë këtë kërkesë.