Auto

Australianët dhe kanadezët preferojnë automjetet elektrike, në SHBA ende ato tradicionale

Një studim nga faqja australiane e krahasimit të sigurimeve “Compare the Market” zbuloi se banorët e Shteteve të Bashkuara ende preferojnë automjetet me lëndë djegëse fosile mbi ato elektrike, ndërsa konsumatorët në Australi dhe Kanada preferojnë automjetet elektrike.

Studimi, sipas AutoCar, filloi duke pyetur klientët nëse më mirë do të kishin një automjet SUS ose një veturë elektrike me të njëjtin çmim. Pothuajse 53 për qind e blerësve amerikanë thanë se do të preferonin një automjet tradicional në krahasim me 34 për qind që preferojnë një EV. Të tjerët nuk kishin asnjë preferencë.

Kjo është në kontrast me Australinë dhe Kanadanë, ku 50.8% respektivisht 51.4% thanë se do të preferonin një EV.

Është interesante se amerikanët kanë më shumë gjasa të zgjedhin një EV nëse synojnë të shpenzojnë më shumë para për një veturë. Studimi zbuloi se ka dy herë më shumë njerëz që do të shpenzonin mbi 65 mijë dollarë për një EV sesa ata që do të shpenzonin të njëjtën shumë për një automjet tradicional.

Nga ana tjetër, 32.5 për qind e amerikanëve do të ishin të gatshëm të shpenzonin jo më shumë se 25 mijë dollarë për një automjet elektrik.