Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tri arsye pse amerikanët nuk i kanë adoptuar me shpejtësi veturat elektrike

Konsumatorët amerikanë po blejnë automjete elektrike (EV) – por, jo me ritmin që parashikuan disa analistë. Ekzistojnë disa arsye thelbësore të cilat e pengojnë konsumatorin mesatar të mos kalojë nga benzina në makinë elektrike.

Gjatë viteve të fundit, analistët kanë cilësuar automjetet elektrike si e ardhmja e transportit – në të cilën amerikanët do të zhyten me padurim dhe me shpejtësi.

Tregu i EV me të vërtetë po zgjerohet, por ‘revolucioni’ i automjeteve elektrike në SHBA duket se po ndodh shumë më ngadalë sesa prisnin disa analistë dhe prodhues të veturave.

Që nga viti 2016, shitjet e veturave EV në SHBA janë rritur – nga gati 65,000 automjete të shitura në vitin 2017, në më shumë se 800.000 automjete në vitin 2022.

Të dhënat nga firma analitike automobilistike Motor Intelligence treguan se shitjet e EV u rritën 51% në gjysmën e parë të vitit 2023, pas një trendi në rritje.

Edhe Pse veturat elektrike përfshihen më shpesh në aksidente? Auto Pse veturat elektrike përfshihen më shpesh në aksidente?

Megjithatë, këto fitime janë ende një rënie nga rritja prej 71% e vitit të kaluar në të njëjtën periudhë kohore. Dhe Tesla, e cila kryeson tregun me më shumë se gjysmën e të gjitha shitjeve të automjeteve elektrike, kohët e fundit raportoi fitimet e saj më të ulëta tremujore në dy vjet, duke çuar në një rënie prej 138 miliardë dollarësh (111.4 miliardë funte) në vlerën e aksioneve të kompanisë.

Nuk është se amerikanët nuk duan të blejnë automjete elektrike, thotë Elizabeth Krear, nënkryetare e Electric Vehicle Practice në firmën e inteligjencës së konsumatorit J.D. Power.

“Ne anketojmë mbi 2.000 blerës të automjeteve të reja për të vlerësuar interesin e tyre për EV-të çdo muaj”, thotë ajo. “Në tetor, përqindja e blerësve të automjeteve të reja me shumë gjasa që të konsiderojnë një automjet elektrik me bateri të plotë arriti një maksimum historik prej 29.2%. Pra, pothuajse një në çdo tre blerës të automjeteve të reja ka shumë të ngjarë të konsiderojë një EV për blerje”.

Megjithatë, disa arsye thelbësore kanë ngadalësuar përdorimin e automjeteve elektrike për shoferët amerikanë.

Kryesorja midis këtyre pengesave është përballueshmëria e kostos. Edhe pse çmimet ulen dhe SHBA-ja prezanton kredi tatimore, EV-të mbeten shumë më të shtrenjta se automjetet tjera.

Arsyeja tjetër është mbushja e këtyre automjeteve e cila paraqet një sfidë për blerësit. Këto automjete kanë nevojë për orë të tëra për t’u mbushur, dhe këtë kohë amerikanët e zakonshëm nuk e kanë.

Ekspertët pajtohen se krijimi i një infrastrukture të fuqishme të stacioneve publike të mbushjes është çelësi për adoptimin masiv të EV. Por krijimi i asaj infrastrukture ngec. Stacionet janë të pakta, veçanërisht në komunitetet me të ardhura të ulëta dhe minoritare.

Edhe Turqia po e arrin BE-në me vetura elektrike Auto Turqia po e arrin BE-në me vetura elektrike

Një shtesë, jo një zëvendësim - Për më tepër, edhe konsumatorët që kanë blerë automjete elektrike nuk po i zëvendësojnë plotësisht automjetet me benzinë. Në vend që të kalojnë plotësisht në energjinë elektrike, konsumatorët shpesh janë duke plotësuar flotën e tyre personale, pra shumica e individëve që blejnë vetura elektrike zotërojnë gjithashtu një automjet me motor me djegie të brendshme.

Tani për tani, edhe pse prodhuesit e veturave mund të kenë mbivlerësuar shpejtësinë me të cilën amerikanët do të adoptonin automjetet elektrike, ekziston ende besimi i përhapur si nga prodhuesit ashtu edhe nga punëtorët se EV-të janë e ardhmja e industrisë së automobilave.