Sipas një sondazhi të Agjencisë “Allensbach” për Akademinë Gjermane të Shkencës dhe Teknologjisë, shumica e të anketuarve (gjithsej 1006 qytetarë morën pjesë në sondazh) janë të bindur se lëvizja në vetura elektrike do të mbizotërojë në dhjetë vjetët e ardhshme, por vetëm 22 për qind i konsiderojnë ato të dëshirueshme, shkruan AutoCar.
Blerja e një veture elektrike është opsioni bazë për 23 për qind të njerëzve. Rezervimet më të shumta për automjetet elektrike lidhen me çmimin, shumë pak karikues, energjinë elektrike të shtrenjtë dhe dyshimet për ekuilibrin ekologjik.
Sipas këtij hulumtimi, një veturë është e nevojshme për 72 për qind të të anketuarve, 47 për qind e përdorin atë çdo ditë dhe 23 për qind disa herë në javë.
Në qytetet e mëdha, 30 për qind e të anketuarve e shohin autobusin dhe trenin si alternativa serioze. Në fshatra, kjo përqindje është vetëm 14 për qind.
Nga ana tjetër, deri në 52 për qind e përdoruesve të rregullt e konsiderojnë transportin publik të shtrenjtë.
-
Pse veturat elektrike përfshihen më shpesh në aksidente?
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Këto janë 10 veturat elektrike më të shitura në Evropë
-
Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse?
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040