Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shoferët në Gjermani duan vetura me benzinë

Shoferët në Gjermani po tregojnë interes të shtuar për blerjen e veturave me motor benzinë, pavarësisht shtytjeve të aktivistëve mjedisorë për automjete me emetim zero, sipas një sondazhi, shkruan AutoCar.

Në një sondazh të Forsa, 30 për qind e shoferëve thanë se do të blinin një veturë me motor benzine, sipas rezultateve të publikuara të mërkurën. Në sondazhin e vitit të kaluar, ishte 22 për qind.

Në të njëjtën kohë, interesi për blerjen e veturave hibride ra nga 18 në 15 për qind, dhe popullariteti i automjeteve elektrike gjithashtu u dobësua, të cilat 16 për qind e shoferëve do t'i blinin tani krahasuar me 17 për qind të vitit të kaluar.

Interesi për blerjen e një veture me naftë po bie që nga viti 2019, dhe tani vetëm 10 për qind e të anketuarve do ta blinin atë.

Imazhi ekologjik i automjeteve elektrike është dobësuar vazhdimisht që nga viti 2016, tregoi hulumtimi.

Edhe Gjermanët thonë se do të dominojnë veturat elektrike, por jo nga dëshira Auto Gjermanët thonë se do të dominojnë veturat elektrike, por jo nga dëshira

Vetëm 39 për qind e të anketuarve besojnë se veturat elektrike janë më miqësore me mjedisin sesa veturave me motorë me djegie të brendshme. Vitin e kaluar, ishte 44 për qind.

Ndër argumentet kundër veturës elektrike, të anketuarit kanë veçuar çmimin, të cilin e kanë përmendur 64 për qind e tyre.