Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Në Gjermani, tregu i veturave elektrike mbërrin atë të veturave me naftë

Kërkesat për veturat tërësisht elektrike kanë shpërthyer në Gjermani vitin e shkuar për të kapur gati një të pestën e shitjeve në tregun më të madh evropian.

Në 17.7 për qind të shpërndarjes së tregut për vetura me bateri ishte fare pranë tregut të veturave me naftë, që ka 17.8 për qind të tregut, sipas të dhënave të autoritetit të transportit motorik “KBA”. Veturat hibride, të ndara në disa nënsektore, në total kapin 31.2 për qind. Në total dominojnë veturat me benzinë me 32.6 për qind të shpërndarjes.

Në përgjithësi regjistrimet e reja u rritën për 2.65 milionë vetura.

Brendi elektrik “Polestar” pati rritje të fuqishme të shitjeve me 166 për qind. Regjistrimet e Teslas u rritën për 6 për qind.

Volkswageni mbetet brendi më i shitur megjithatë përjetoi 1.8 për qind rënie. Pas VW-së vijnë Mercedes-Benzi, Audi e BMW. Opeli ishte i pesti.