Gjermania parashikon se shitjet e veturave elektrike gjermane do të bien për herë të parë në tetë vjet, si shenja të rënies së tregut. Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) pret që shitjet e veturave me bateri të ulen me 14 për qind për shkak të heqjes së subvencioneve.
Tregu më i madh i veturave në Evropë ka qenë një nga shtytësit kryesorë të adoptimit të automjeteve elektrike, por inflacioni, çmimet e larta dhe infrastruktura e dobët e karikimit po rëndojnë kërkesën. Prodhues të shumtë kanë vonuar prezantimin e modeleve të reja elektrike, madje kompanitë kryesore të veturave me qira kanë shkuar pas alternativave të tjera për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së automjeteve elektrike.
Në dhjetor, qeveria e koalicionit e kancelarit Olaf Scholz hoqi plotësisht subvencionet për automjetet elektrike, një vit më herët se sa ishte planifikuar më parë. Gjermania ka shitur mbi 524 mijë vetura plotësisht elektrike në vitin 2023 - më shumë se çdo treg tjetër në Evropë. Rënia e parashikuar këtë vit do të thotë se pjesa e veturave thjesht me bateri në Gjermani do të bjerë nga 18 në 16 për qind, që do të thotë se pritet të shiten rreh 460 mijë vetura.
VDA pret që tregu gjerman i veturave të tkurret me 1 për qind në 2.82 milionë më 2024, 25 për qind nën nivelet para pandemisë. Tregu global parashikohet të rritet me 2 për qind në 77.4 milionë vetura.
“Problemet në zinxhirin e furnizimit janë zgjidhur kryesisht, por mjedisi i biznesit për prodhuesit gjermanë të veturave mbetet sfidues”, ka thënë kryeekonomisti i VDA, Manuel Kallweit.
Parashikohet se prodhimi i veturave elektrike në Gjermani do të rritet me 19 për qind këtë vit në 1.45 milionë, njoftoi VDA, ku pjesa më e madhe është menduar për eksport. Gjermania është prodhuesi i dytë më i madh në botë i automjeteve elektrike pas Kinës, megjithëse me 1.2 milionë vetura të prodhuara në vitin 2023, është shumë pas Kinës, e cila prodhoi rekord prej 6.6 milionë automjetesh me bateri vitin e kaluar.
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Cilat vetura janë blerë më së shumti në BE këtë vit?
-
Pse po ulën çmimet e veturave elektrike
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë