Auto

Për herë të parë, veturat elektrike kalojnë ato me naftë në Evropë

Për herë të parë në histori, numri i regjistrimeve të automjeteve elektrike (EV) në Evropë ka tejkaluar numrin e regjistrimeve të veturave me motorë dizel. Për krahasim, veturat me naftë përbënin 50% të tregut në vitin 2015, ndërsa sot zënë vetëm 12%. Duket se veturat elektrike së shpejti do të kalojnë të gjitha automjetet klasike me motorë SUS.

Sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), numri i regjistrimeve të automjeteve të reja elektrike në Bashkimin Evropian për herë të parë tejkaloi numrin e regjistrimeve të veturave me naftë në dhjetëmujorin e këtij viti. Kjo do të thotë se automjetet elektrike janë tani zgjedhja e tretë më e popullarizuar pas atyre me benzinë ​​dhe hibride.

Muajin e kaluar, regjistrimet e veturave elektrike u rritën me 36.3% krahasuar me tetorin 2022, në 121.808 njësi, ndërkohë që tregu i veturave me naftë vazhdoi të bjerë.

Deri në tetor, numri i përgjithshëm i EV-ve të reja të regjistruara në BE është 1.2 milionë, që është një rritje prej 53.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Veturat elektrike përbëjnë 14% të tregut në Evropë.