Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen dhe Tesla u prijnë shitjeve në Evropë

Shitjet evropiane të veturave të reja shënuan rritje të re në shtator për shkak të numrit të madh të porosive, sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave. Regjistrimet e veturave të reja u rritën me 9.2%, ndërsa veturat elektrike tejkaluan naftën për të arritur 14% të tregut. Volkswageni vazhdon mbetet si vetura më e shitur në Evropë.

Shtatori është muaji i 14-të me radhë që shënon normë pozitive rritjeje të shitjeve të veturave të reja. Dy tregjet e BE-së me rritjen më të lartë në muajin e nëntë ishin Italia (+22,7%) dhe Franca (+10,7%). Tregu gjerman ka qenë relativisht i qëndrueshëm, me rënie të lehtë prej 0.1% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Nëse shikojmë shifrën totale për tre tremujorët e vitit 2023, tregu i veturave të reja në BE është rritur ndjeshëm (+16,9%), me gjithsej tetë milionë automjete të regjistruara. Pavarësisht rritjes që nga fillimi i vitit, tregu është ende 20% nën nivelin para pandemisë COVID, duke pasur parasysh se në të njëjtën periudhë të vitit 2019, në tokën evropiane janë shitur 10 milionë vetura të reja. Përveç Hungarisë (-3,2%), të gjitha tregjet në rajon shënuan rritje në këta nëntë muaj, duke përfshirë katër më të mëdhenjtë: Italia (+20,5%), Spanja (+18,5%), Franca (+15,9%) dhe Gjermania (+ 14.5%).

Volkswageni vazhdon të mbetet numër një sa i përket shitjeve në Evropë. Kërcimin më të madh e bëri modeli Cupra me 42.1% (122.555) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (86.255).

Edhe pse shitjet e shtatorit ranë, ndoshta për shkak të rënies së kërkesës në Gjermani pasi hoqi subvencionimin, kompania Tesla sërish bëri kërcimin më të madh në treg këtë vit. Bëhet fjalë për më shumë se 203 mijë automjete të regjistruara në nëntë muajt e këtij viti, që është +131,2% më shumë se vitin e kaluar kur kanë shitur më pak se 88 mijë makina.

Edhe pse ka vetëm 35 mijë vetura të regjistruara, Alfa Romeo shiti 80.3% më shumë automjete këtë vit se vitin e kaluar (19.726). Një rezultat i ngjashëm u arrit nga Lexus. Me 30.815 regjistrime, nën-marka luksoze e Toyotas u rrit me 63 për qind.

Numri total i automjeteve të regjistruara në vitin 2023.

Volkswagen – 873.432 (+16.7%)

Toyota – 513.463 (+9.3%)

Renault – 466.488 (+20.2%)

Peugeot – 450.460 (+6.2%)

Skoda – 433.173 (+25.4%)

Audi – 429.508 (+25.8)

BMW – 427.366 (+16.4%)

Mercedes – 417.711 (+10.3%)

Dacia – 390.689 (+21.5%)

Kia – 349.032 (+4.8%)


Tesla - 203.000 (+131,2%)

Artikuj të ngjashëm