Në vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill janë regjistruar 913.995 vetura të reja. Është 13.7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi të shtunën Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA).
Në të gjitha tregjet kryesore evropiane u regjistrua rritje e ndjeshme e shitjeve të veturave gjatë prillit, në Spanjë me 23.1 për qind, Gjermani me 19.8 për qind, Francë me 10.9 për qind, Itali me 7.7 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë muajin prill, në vendet e BE-së u shitën më së shumti veturat me benzinë (36%), pasuar nga automjetet elektrike hibride (HEV) me 29.1 për qind, me naftë me 12.9 për qind dhe automjetet elektrike me bateri (BEV) me 11.9 për qind.
Numri i automjeteve elektrike të regjistruara me bateri në prill u rrit me 14.8 për qind nga viti i kaluar, në 108.552 vetura.
Nëse analizohen të dhënat për katër muajt e parë të vitit 2024, numri i veturave të reja të regjistruara në BE u rrit me 6.6 për qind në pothuajse 3.7 milionë automjete, ka njoftuar ACEA në faqen e internetit.