Me rritjen e çmimeve të karburantit, veturat elektrike po konsiderohen gjithnjë e më shumë si një alternativë afatgjatë.
Një analizë e “Confused” zbuloi se kërkimet në internet për "mjete elektrike të përballueshme" janë rritur me 550% vetëm në muajin e fundit.
Ekspertët analizuan tendencat në rritje në popullaritetin e veturave elektrike dhe të dhënat nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) dhe Eurostat.
Studimi i tyre parashikon se cilat vende evropiane ka të ngjarë të kenë pjesën më të madhe të veturave elektrike në rrugë deri në vitin 2035. Sipas hulumtimit, pritet që në Holandë dhe Norvegji kjo përqindje të arrijë në 99.90%, dhe në Suedi në 80.35%. Në Danimarkë, kjo përqindja pritet të arrij në 54.51%, në Portugali 51.86%, në Gjermani 51.68%, në Luksemburg 47.30%.
Në fund renditet Sllovenia (29.93%), Letonia (28.29%) dhe Kroacia (28.25%).
-
Norvegjia, vendi i parë në të cilin të gjitha veturat e reja të shitura do të jenë elektrike
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Për herë të parë, Norvegjia ka më shumë vetura elektrike se me benzinë
-
Për herë të parë, veturat elektrike kalojnë ato me naftë në Evropë
-
Sa energji shpenzohet e sa do të shpenzohet më 2040 për vetura elektrike