Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhvarrosja e mbetjeve të tre personave në Kalludër i jep fund gërmimeve disajavore

VARRI - MASIV - Zubin - Potok

Foto: Lokacioni ku gjendet varri masiv në Kalludër të Vogël

Foto: Associated Press

(E përditësuar 15:13) - Gërmimet disajavore në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin-Potokut kanë përfunduar të premten. Pasi Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kishte paralajmëruar se puna mund të përfundojë më 21 gusht, Kushtrim Gara nga ky komision konfirmoi po këtë ditë mbarimin e gërmimeve në këto lokacione. 

"Puna katërjavore e gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrosjes, me kujdesin dhe profesionalizmin e duhur për çdo pjesë kockore të gjetur, përfundoi. Një etapë përfundon, përkushtimi vazhdon. Nga kërkimi në terren, drejt ekzaminimit dhe identifikimit. Nga lokacionet në Kalludër dhe Jabukë, drejt lokacioneve e adresimit të çdo informate që do të lehtësonte dhimbjen, që ankthit të pritjes t'i vijë fundi", shkroi Gara. 


Zhvarrosja e mbetjeve mortore të tre personave pritet t’u japë fund gërmimeve disajavore në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin-Potokut.

Në lokacionin e parë në këtë fshat janë gjetur mbetje mortore të 13 personave, në Jabukë të 4 personave, ndërsa në lokacionin tjetër në fshatin Kalludër të Vogël janë gjetur mbetje mortore të 6 personave.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore pritet të përfundojë më së largu të premten.

Edhe Pritet zhvarrosja e mbetjeve të tre personave në Kalludër Arbëri Pritet zhvarrosja e mbetjeve të tre personave në Kalludër

“Pritet që sot ose më së largu nesër të përfundojë procesi i zhvarrosjes dhe vlerësimit të tërë hapësirës apo zonës me interes. Gjatë këtyre ditëve, ekipet janë të angazhuara apo përqendruar në lokacionin e varrit të tretë masiv. E rëndësishme është se tashmë është konfirmuar që mbetjet mortore u përkasin 23 personave, viktima të zhdukjes me forcë. Sigurisht që në ditët e ardhshme do të presim përfundimin e ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës së ADN-së”, ka thënë ai.

E në një konferencë për media, ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi që u konfiskua përreth fshatit Kalludër të Zubin-Potokut, do të ekzaminohet për të konfirmuar nëse i njëjti është përdorur për vrasjen e 23 personave të gjetur në këtë lokacion.