Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vërshimet shkatërrojnë tërësisht rrugën që lidh një fshat të Malishevës me të Klinës

Si pasojë e vërshimeve pas reshjeve të shumta në Kosovë në dy ditët e fundit, rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës është shkatërruar tërësisht.

Komuna e Malishevës ka thënë se rruga është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme. Në fotografi shihet gjendja e rëndë e shkaktuar pas vërshimeve. Aty shihet se rruga është këputur e asfalti është larguar në tërësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, ka njoftuar kjo komunë.

Më herët gjatë të shtunës, Malisheva njoftoi se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç urës në rrugën Mirushë-Gurbardh që ishte e mbuluar nga uji.

{gallery}