Arbëri

Vdiq Dick Marty

Ish-senatori zviceran dhe prokurori Dick Marty vdiq të enjten në moshën 78-vjeçare, raporton “SFR.ch”.

Mësohet se trupi i pajetë i Martyt është gjetur në shtëpinë e tij. Dyshohet se vdiq nga sulmi në zemër. 

Vdekjen e Martyt e ka konfirmuar edhe Partia Radikale e qendrës së djathtë.

Marty u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.

Raporti i tij për Kosovën në vitin 2011, si hetues special për Këshillin e Evropës, kishte pretenduar për trafikim të organeve, duke përfshirë UÇK-në në këtë.

Si pasojë e raportit të tij u themelua Gjykata Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosovës disa vjet më vonë. Në Hagë po akuzohen ish-eprorët e UÇK-së për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Para disa kohëve, Marty pati thënë se shërbimet sekrete serbe po japin para për ta vrarë, e më pas t’ua lënë fajin shqiptarëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në gusht në Këshillin e Evropës kishte kërkuar anulimin e raportit të Dick Martyt për trafikim të organeve në Shqipëri e Kosovë.

LEXO EDHE: