Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se vendi i tij ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Asamblenë e Këshillit të Evropës për një rezolutë të re, mbi atë të vitit 2011 të Dick Martyt, në të cilën u ngritën akuza për trafikim të organeve njerëzore nga UÇK-ja.
“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai është shprehur i bindur se në fund të procesit gjyqësor ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
“Rruga e drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, ka shkruar Rama.

-
Rama në KiE: Raporti i pabazë i Dick Martyt u financua nga Putini, duhet ta hiqni
-
Rama në KiE: Raporti i Dick Martyt u financua nga Putini, duhet ta hiqni
-
Rama i nis letër Këshillit të Evropës për akuzat e Gjykatës Speciale
-
Rama i drejtohet sot Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt
-
Rama për rezolutën e Martyt: Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtore