Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, nuk ka luajtur as të hënën mbrëma te Sassuolo që pësoi disfatë nga Fiorentina me rezultat 4:2. Ishte disfata e katërt rresht e Sassuolos.
Në tri disfatat e fundit, Muriq nuk u paraqit fare për Sassuolon.
Ndeshja e humbur 4:2 nga Sassuolo kundër Frosinones ishte e fundit e Muriqit në portë. Më pas e humbi vendin pas kritikave dhe gabimeve në ndeshjen e luajtur më 10 tetor.
Sassuolo bie në vendin e 16-të me tetë pikë, sa i ka edhe Fiorentina një pozitë më lart.