Agon Ahmeti, themelues i organizatës “Etea” ka renditur disa specifika të cilat konsiderohen si modele të këqija që fëmijët i marrin në shkolla por që kanë ndikim tutje në edukimin dhe formimin e tyre.
Ahmeti në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se nuk mjaftojnë vetëm librat apo tekstet me përmbajtje të mira nëse mësimdhënësi ndonjëherë në klasë thotë se burrat nuk qajnë. Sipas Ahmetit këto shprehje krijojnë pozicione dhe ndarje në baza gjinore brenda ambientit shkollor.
“Kurrikula e fshehtë që njihet mes nesh që është sjellja dhe modeli që vjen kryesisht nga mësimdhënësi. Sado ofroji tekstet me përmbajtje të mirë nëse një mësimdhënës brenda një klase thotë: ah burrat nuk qajnë. Mjafton kjo fjalë dhe ky është ai modeli që fëmija e përjeton dhe përcepton dhe menjëherë krijohen raportet dhe pozicionet gjinore brenda klasës. Krahas kësaj janë edhe rolet që ndahen në klasë se kush e fshinë tabelën, çfarë roli kanë vajzat në klasë, a përfshihen djemtë në pjesën e higjienës brenda klasës. Pra fëmija mëson nga ajo që sheh”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti ka thënë se sfidë është edhe numri i vogël i psikologëve, ku llogaritet se një psikolog është për 1 mijë e 200 nxënës dhe shto faktin që jo të gjitha shkollat kanë.
“Raporti psikolog-nxënës sot në Kosovë është 1/1200, pra një psikolog e kemi për 1 mijë e 200 nxënës në Kosovë. Nuk kanë të gjitha shkollat por edhe ato që i kanë, zakonisht i kanë me gjysmë orari. Pra, një psikolog i duhet të vizitojë dy deri në tri hskolla për t’i ofruar shërbimet e veta. Puna e tij është shumë sporadike dhe vështirë ta përcjellë sistematikisht procesin me një nxënës apo më shumë brenda një institucioni përderisa i duhet të lëvizë në disa shkolla brenda një dite”, ka deklaruar Ahmeti.
Konfront/Vrasja individuale – përgjegjësia kolektive
-
Tekstet shkollore që mirëmbajnë mentalitetin që i shtyp gratë
-
Ahmeti për Testin e Maturës: Mësimdhënësit që mundësojnë kopjim, nuk e meritojnë licencën
-
Hulumtimi nga ETEA: Deri në 70 për qind e nxënësve vetëdeklarojnë se referatet i kopjojnë
-
“Ngelësanët” e suksesshëm
-
Nga mungesa e librave të rinj e përdorimi i AI-së, sfida të reja për kulturën e leximit te nxënësit